Domethënia e veshjes së Nënë Terezës

Lajme

Domethënia e veshjes së Nënë Terezës

Më: 4 shtator 2016 Në ora: 09:00
Nënë Tereza

Në prag të shenjtërimit CNN i ka kushtuar një hapësirë të veçantë veshjes së Nënë Terezës.
 
Veshjen tradicionale indiane të quajtur sari, e ka modifikuar në ngjyrat bardhë e kaltër.
 
Kjo veshje ishte simbol i varfërisë, ndërsa murgesha shqiptare nuk donte të dallohej nga nevojtarët me rrobat e rëndomta të misionareve të krishtera.
 
Nënë Tereza e veshi për herë të parë në 1948, ndërsa në Indi prodhohen 4 mijë të tilla për misionaret në 133 shtete të botës.
 
Sot në orën 10:30 Nënë Tereza do të shpallet e shenjtë nga Papa në Vatikan në një audiencë të jashtëzakonshme. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat