Një mesazh është duke u shpërndarë shumë në rrjetet sociale i cili thuhet se është shkruar nga fëmiu i një dëshmori.
Në bazë të statusit që ka shkruar Xhevat Dervishi, le te kuptohet se ai babin e ka të vrarë në luftë.
“Stergjyshi, gjyshi, baba, une dhe femiu im e kemi vetem nje SHTET prandaj ju lutem juve qe femijet i keni siguruar ne shtetet evropiane ju qe keni nga dy pasaporta, mos na e shkatrroni SHTETIN per te cilin derdhi gjak stergjyshi, gjyshi dhe baba im!”, ka shkruar Dervishi.
Ky mesazh ka rrjedhë pas disa replikave që Fisnik Ismaili i ka pasur në rrjetin social Facebook, me gazetarin Adriatik Kelmedi.
Në këto replika, Ismaili i thotë Kelemndit se ai fëmijet e tij i ka me pasaporta.