Vuqiç: Çështja e Kosovës, mbetet sfidë për qeverinë serbe

Lajme

Vuqiç: Çështja e Kosovës, mbetet sfidë për qeverinë serbe

Më: 9 gusht 2016 Në ora: 17:51
Aleksandar Vucic

Kryeministri serb, Aleksandar Vucic ka thënë se çështja e "Kosovës e Metohisë" mbetet një sfidë e madhe për mandatin e qeverisë së tij e cila nuk e njeh siç thotë ai shpalljen në mënyrë të anshme të pavarësisë së krahinës jugore serb.

Vucic gjithashtu ka bërë me dije se është në interes të stabilitetit rajonal vazhdimi i dialogut me Prishtinën.

“Në dialog ne do të marrim pjesë në mënyrë të përgjegjshme dhe transparente dhe të gjitha marrëveshjet, si më parë, do të vihen në dispozicionin e publikut”, është shprehu Vucic.

Ai gjithashtu ka thënë se Serbia do të vazhdojë që të jetë e pranishme në institucionet e Kosovës, përmes sistemit të saj arsimor, shëndetësor, të kulturës si dhe vetëqeverisjes lokale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat