Mërgimtarit në Viti i humb kuleta me 2 mijë euro, por ajo çfarë i ndodhi e befasoi

Lajme

Mërgimtarit në Viti i humb kuleta me 2 mijë euro, por ajo çfarë i ndodhi e befasoi

Nga: Aziz Zuka Më: 10 korrik 2016 Në ora: 14:10
Ilustrim

Në korrespodenturën tonë në Viti, ishte mërgimtari S.Salihu nga fshati Smirë e Vitisë me vendbanim në Gjenevë të Zvicrrës i cili ka ardhur për pushime në vendlindje i cili u shprehë se kishte shumë dëshirë që përmes kombëtarës “Bota sot”, si medium më i lexuar të shprehë falenderimin publik, për gjestin e një qytetari sa njerzor po aq edhe human.

Fjalën tha ai e kamë për z.Rasim Behlulin pronar i gjelltorës “Kushtrimi” në rrugën “Vllëzërit Gërvalla” në Ferizaj.

”Ky njeri humanist me një veprim sa njerzor aq edhe që rrallë mund të ndodhë.Ky njeri human pasi ma kishte gjetur portofolin me disa dokumente e ku ishin mbi 2.000 euro dhe dokumente të tjera si kartela e dokumente tjera bankare , pa hezitim ma ktheu portofolin me parat, që e kisha harruar aty, pasi kisha bërë pagësën për shujtën që kisha ngrënë” u shprehë S.Salihu duke falenderuar këtë njeri human.

“Unë pata shumë dëshirë që për këtë gjest humanë të njejtin ta shpërblej me një shumë modeste të parave por asesi nuk arrita sepse ai e refuzoi këtë shumë të parave, duke thënë se kjo është vetëm një veprim që duhet bërë cdo njeri .Meq ai nuk pranoi shpërblimin që ofrova, unë në këtë mynyrë dëshiroi që përmes gazetas suaj të respektuar të njejtin ta falenderoj publikishtë për gjestin human dhe njerzor të z.Rasim Beehluli”, tha pronari që u ishin kthyer mbi 2. mijë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat