Në komunën e Vitisë, filloj fushata e Korrje-Shirjeve

Gjilani

Në komunën e Vitisë, filloj fushata e Korrje-Shirjeve

Nga: Aziz Zuka Më: 6 korrik 2016 Në ora: 15:33
Ilustrim

Me rastin e fillimit të fushatës së Korrje-Shirjeve, Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Halit i shoqëruar nga Veton Ademi, Drejtor për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, kanë vizituar sot fshatin Gjylekar ku disa fermerë ishin në fazën e përfundimit të korrjes së grurit.

Me këtë rast ato u mirëpritën nga fermerët, duke potencuar se për ta vizita e kryetarit gjatë procesit të korrjes, ka një rëndësi të veçantë. Veton Ademi, Drejtor për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, bëri me dije se fushata e korrje-shirjeve për shkak të motit dhe në prag të festës është në intezitet të ulët por potencoi se deri me tani rendiment e grurit janë të mira. “ Sa i për këtë rendimente e grurit duke u bazuar në deklarimet e fermerëve ato janë të kënaqshme edhe për kundër kushteve klimatike që kanë mbretëruar gjatë këtij viti. “ u shpreh Ademi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat