Ferdinand Pal Gjini

Perkujtime

Ferdinand Pal Gjini

Më: 23 qershor 2016 Në ora: 01:00
Sot më 23.06.2016 u bënë 2 vite nga ndarja e më të dashurit tonë

Dy vite të shkuara por jo të harruara. Jeta pa ty BABI është shumë e pa durueshme , çdo ditë e më tepër po bëhet vajtuese.

Lotët e mi po i thajnë edhe lulet e verës. Mallkimi im për ata që të tradhtuan ju raft në prag të derës.
Sa herë unë nënës lotin po ja fshijë , më mungon BABI, këtë veq zoti e din.
Në shkollë dhe shtëpi lotoj pa ndalë, lotët e mi BABI shum njerëz kanë për ti vrarë.
Po ti BABI pusho i qetë sepse vajza jote nuk do të mbetet vet.

Po rritem me vëllaun si dy yje rreth hënës, të paktën nuk na mungon ngrohtësija e Nënës.
Kujtim për ty kurrë nuk do shterojë do mundohem mirësitë e tua që ti trashëgojë.

Jemi krenarë që të patëm : FAMILJA GJINI

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat