Zyra e BE-së feston Ditën e Akreditimit

Lajme

Zyra e BE-së feston Ditën e Akreditimit

Më: 17 qershor 2016 Në ora: 07:10
Zyra e BE-së

9 qershori shënon Ditën Botërore të Akreditimit si një nismë globale, e iniciuar bashkërisht nga Forumi Ndërkombëtar i Akreditimit dhe Laboratori Ndërkombëtar i Bashkëpunimit për Akreditim, për të ngritur vetëdijen mbi rëndësinë e akreditimit.

Në një njoftim për media, nga Zyra e BE-së në Kosovë bënë të ditur se sot do të festohet kjo ditë me një organizim nga ora 10:30, në Hotelin Sirius në Prishtinë.

“Këtë vit, fokusi i temës është mbi atë se si akreditimi mund të jetë një mjet global për të mbështetur politikat publike në të gjitha fushat e sektorit publik-qeveritë lokale dhe qendrore dhe rregullatorët”

Sikurse gjatë viteve të kaluara, kjo ditë do të festohet në gjithë botën me organizimin e ngjarjeve madhore kombëtare, seminareve dhe ngjarjeve mediatike për t'ua komunikuar vlerën e akreditimit Qeverisë, rregullatorëve dhe udhëheqësve të komunitetit të biznesit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat