“Pallatit të Telasheve” i ndalet rryma e interneti

Lajme

“Pallatit të Telasheve” i ndalet rryma e interneti

Më: 15 qershor 2016 Në ora: 23:42
Pallati i drejtesise

Mungesa e rrymës në pajisjet për shpërndarjen e rrjetit përveç që ka lënë Pallatin e Drejtësisë pa energji e ka lënë edhe pa internet.

Mungesa e energjisë elektrike në Këshillin Gjyqësor të Kosovës (KGJK), më saktësisht në pajisjet për shpërndarjen e rrjetit, ka bërë që Pallati i Drejtësisë sot të mbetet pa furnizim me rrymë.

E kontaktuar nga Kallxo.com lidhur me një çështje tjetër, zyrtarja për informim pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi, ka thënë se nuk ka mundur t’i kthejë përgjigjet për shkak të mungesës së internetit.

Kallxo.com lidhur me këtë problem kontaktoi edhe Këshillin Gjyqësor të Kosovës, të cilët thanë se ky problem është shkaktuar nga mungesa e energjisë elektrike.

“Është e vërtetë se kemi pasur problem me rrjet në Pallatin e Drejtësisë, sikurse kemi pasur edhe në institucione tjera sepse ka pasur problem me energji elektrike dhe kjo ka shkaktuar mungesën e rrjetit”, tha Fatmir Rexhepi nga KGJK.

Rexhepi tha se çështja e rrymës është rregulluar dhe shfaqi shpresën se brenda ditës do të rregullohet edhe çështja e internetit.

Mungesa e rrymës dhe e internetit nuk janë problemet e vetme me të cilat po përballet Pallati i Drejtësisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat