Fotoja e gjyshit me nipin që preku mijëra njerëz

Ndryshe

Fotoja e gjyshit me nipin që preku mijëra njerëz

Më: 14 qershor 2016 Në ora: 19:04
Fotoja e gjyshit me nipin

Një fotografi e bërë në Alabama, ka prekur mijëra njerëz nga e gjithë bota. Në foton bardhezi shfaqet gjyshi me nipin 11-muajsh, të dy me serume të vendosura, pasi vuajnë nga një sëmundje e përbashkët, edhe pse në faza të ndryshme të jetës.

Brandy Gragware ka thënë se babai i saj ka operuar dy herë zemrën, edhe pse rezultatet nuk kanë qenë të suksesshme. Ndërsa foshnja e saj Kolibe, në moshën 4-muajsh ka kryer një ndërhyrje, sepse ai ka lindur me defekt në zemër, sëmundje kronike të veshkave dhe sindromën Down.

“Të dy vuajnë nga një problem serioz i zemrës, dhe jeta e tyre është në rrezik. Ndihem e mallëngjyer kur i shikoj së bashku duke vështruar njëri-tjetrin, por jam e tmerruar sepse nuk dihet se sa kohë u ka mbetur për të jetuar”, ka thënë Brandy Gragware.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat