Vihet gurthemeli i fermës së gjelbër

Prizreni

Vihet gurthemeli i fermës së gjelbër

Më: 10 qershor 2016 Në ora: 16:57
Vënia e gurthemelit të fermës

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani ka marrë pjesë në vënien e gurthemelit të fermës së gjelbër me zero mbeturina dhe zero emisione, në Prizren.

Njëri ndër pronarët e këtij projekti, Besim Dobruna, tha se ndërtimi i fermës së gjelbër me zero mbeturina dhe zero emisione duke shfrytezuar biombeturinat dhe energjinë e  gjelbër ka për qëllim rritjen e  qëndrueshmërisë dhe mbrotjen mjedisore.

Ministri Agani tha se ministria që drejton përkrah projekte të tilla pasi që vlerësojnë se realizimi i projekteve të tilla mundësojnë zbatimin e një modeli të “ekonomisë qarkore“ në fermat bujqësore me qëllim të mbrojtjes së mjedisit, kursimit të energjisë dhe për të rritur përfitimin dhe konkurrencën.

Po ashtu u tha se aplikimi i modelit të ekonomisë  qarkore dhe programeve me zero mbeturinave do të mundësojë një zhvillim të qëndrueshëm të fermave në Kosovë.

Projekti kushton rreth 2 milionë euro, ndërsa pronarët kërkuan ndihmën edhe të institucioneve përkatëse për realizimin në tërësi të këtij projekti.

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat