Punësohen 400 punëkërkues në zyrën e punës Lezhë

Shqipëria

Punësohen 400 punëkërkues në zyrën e punës Lezhë

Më: 10 qershor 2016 Në ora: 15:34
Lezha

Në qarkun e Lezhës sezoni turistik ka ndikuar në rritjen e punësimit, kryesisht tek të rinjtë. vetëm dy muajt e fundit, sipas të dhënave zyrtare nga zyra e Punës, janë punësuar rreth 400 persona nga 40 biznese, falë politikave nxitëse.

Fatmir Delishi, drejtor i Zyrës së Punësimit: Është shpërndarë një fond prej 414 milionë lekë të vjetra, ku kanë përfituar rreth 400 punëkërkues të papunë. Vetëm në bashkinë e Lezhës janë punësuar 272 punëkërkues.

Zyra e punësimit në Lezhë u ka bërë thirrje qytetarëve që të heqin dorë nga ndihma ekonomike dhe të punësohen, duke deklaruar se vende pune ka, dhe tashmë që ka nisur dhe sezoni veror, mundësitë janë edhe më të mëdha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat