Fehmi Agani – intelektuali, ideologu dhe strategu

Lajme

Fehmi Agani – intelektuali, ideologu dhe strategu

Nga: Editoriali Më: 6 maj 2016 Në ora: 17:41

Profili intelektual i akademik Fehmi Aganit, është profili një sociologu që arriti të sendërtojë një vizion intelektualist për çështjet shoqërore, e së këndejmi edhe për çështje të raportit të individit dhe të shoqërisë me Shtetin, për çështje të të drejtave individuale dhe kolektive të qytetarëve të Kosovës, dhe, natyrisht, edhe të çështjeve të pastra teorike të përgjithshme shkencore sociologjike.

Në këtë aspekt, akademik Fehmi Agani është shquar për një qasje me akribi shkencore të çështjeve që ka trajtuar.

Edhe pse erudit në fushën e sociologjisë, profesor Fehmi Agani është njohur më shumë për angazhimet e tij në politikë, sepse ky angazhim dhe roli i tij në politikëbërjen në Kosovë ka qenë shumë i madh dhe shumë i rëndësishëm.

Kjo për faktin se në sistemin organizativ dhe në lëvizjen për liri, pavarësi e demokraci, profesor Agani ka qenë bashkëpunëtor i afërt i presidentit Rugova, dhe për faktin se ka kontribuar shumë në organizimet e ndryshme të shqiptarëve jo veç më Kosovë.

Në këtë drejtim, profesor Agani ka mishëruar profilin intelektual-shkencor në shkencat sociologjike, me urtësinë dhe përkushtimin njerëzor dhe kombëtar të tij, si dhe ka ndërtuar një vizion të një strategjie gjithëpërfshirëse në funksion të procesit të lirisë, pavarësisë dhe demokracisë.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën dhe të dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat