Fillojnë ‘çarjet’ në koalicion LDK-PDK

Lajme

Fillojnë ‘çarjet’ në koalicion LDK-PDK

Më: 5 maj 2016 Në ora: 23:22

Zëvendësministri për Komunitete dhe Kthim dhe anëtari i Këshillit Drejtues të PDK-së, Izmi Zeka ka paraqitur dorëheqjen e tij prej anëtarit të Kuvendit Komunal të Gjilanit, ku deri më tani ka qenë asambleist.

Këtë e ka bërë të ditur ai, duke e quajtur monark kreun e Gjilanit, Lutfi Hazirin.

“Para disa ditë kam dhënë dorëheqje prej anëtarit të Kuvendit Komunal në Gjilan. Kam dashtë që ta lirojë një pozitë që të kontribuojë dikush më shumë se unë për shkak të angazhimeve që kam në Qeverinë e Kosovës dhe për shkak të angazhimeve që kam në degën e PDK-së në Gjilan”, ka thënë Zeka duke treguar se kush do ta zë vendin e tij.

Ai ka akuzuar kryetarin e Gjilanit, Lutfi Hazirin për mos pune madje e quan edhe monark.

“Haziri nuk po arrin të realizojë as 20 % e premtimeve të cilat i ka bërë”, ka thënë ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat