EKSKLUZIVE: Selimi udhëheq fondin 400 milionë dollarë

Lajme

EKSKLUZIVE: Selimi udhëheq fondin 400 milionë dollarë

Më: 4 maj 2016 Në ora: 19:12

Ministri i jashtëm në detyrë Petrit Selimi është përzgjedhur nga Ambasada amerikane dhe Qeveria e Kosovës të jetë koordinatori nacional i Fondit multimilionësh të Sfidave të Mijëvjeqarit.

Blic ka kuptuar nga një burim qeveritar se javën e kaluar është vendosur që një nga projektet më të mëdha investive amerikane në Ballkan, që operon nën fondin investiv Millenium Xhallenge Corporation do të udhëheqet nga Ministri i jashtëm në detyre Petrit Selimi, pas riformatizimin që pritet të ndodhë për një kohë të shkurtë.

Selimi ka konfirmuar se “kam pasur disa intervista me zyrtarë të lartë në Prishtinë dhe Uashington, më është ofruar pozita dhe jam në momentin e detajizimit të termeve të angazhimit që pres të finalizohet brenda pak ditësh”. Ishte presidentja Jahjaga ajo që nënshkrou kontratën për hyrjen e këtij fondi në Kosovë, sipas të cilit mund të sigurohen 200 deri 400 milionë dollarë në grante për projekte të krijimit të vendeve të reja të punës në bujqësi, industri, energjetikë, IT dhe fusha tjera. Millenium Challenge Corporation ka përzgjedhur Kosovën pas përmbushjes së kushteve rigoroze. Presidentja Jahjaga në një vizitë të mëhershme në SHBA, plasoi lajmin për kualifikimin e Kosovës të merr këtë fond duke marrë përsipër bashkërendimin e institucioneve vendore, organizatave ndërkombëtare dhe Ambasadës së Kosovës në Uashington, ku është bërë një punë e konsiderueshme për të përmirësuar indikatorët e politikave të kërkuar nga MCC.

Presidentja asokohe Jahjaga shprehu besimin që progresi i deritanishëm do të reflektojë pozitivisht në përzgjedhjen e Kosovës për të përfituar nga asistenca e MCC-së Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) që prej themelimit të saj ka mbështetur reformat në shumë shtete në tranzicion me miliarda dollarë grante në një numër të caktuar shtetesh në botë.

Përzgjedhja e vendeve për të përfituar nga asistenca e MCC-së bazohet në një procedurë strikte dhe inovative të performancës së shteteve në 20 tregues të ndryshëm politikash, si: qeverisja e mirë, liria ekonomike dhe investimi në qytetarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat