Krasniqi: Fadil Vokrri sot shënoi golin më të rëndësishëm në karrierën e tij

Lajme

Krasniqi: Fadil Vokrri sot shënoi golin më të rëndësishëm në karrierën e tij

Më: 3 maj 2016 Në ora: 13:54

Ish ministri i kulturës Memli Krasniqi ka uruar popullin e kosovës për fitoren në UEFA.

Ai nëpërmjet Facebook’ut ka shkruar se përpjekja e tij kryesore gjatë mandatit në Ministrinë e Kulturës ka qenë mos izolimi ndërkombëtar i sportit të Kosovës.

Postimin e plotë të Krasniqit mund ta lexoni më poshtë:

“Sot, pa dyshim kam shumë emocione. Kam qenë për katër vjet në shërbim të sportit dhe përpjekja ime kryesore si ministër i sportit ishte të thyhej izolimi ndërkombëtar i sportit tonë.

Kemi arritur shumë dhe tashmë u bë edhe hapi i fundit: pranimi i plotë ndërkombëtar i futbollit kosovar. Puna që kemi bërë ne nuk mund të krahasohet me atë çfarë kanë sakrifikuar gjenerata të shumta. Unë dëshiroj të falënderoj secilin që ka punuar për vite me radhë për ta arritur këtë ditë, e në veçanti ata që nuk janë më në mesin tonë.

Unë vazhdoj edhe sot të jem pranë sportistëve dhe këtë do ta bëjë edhe në të ardhmen. Vendimi i sotëm, por edhe ai që e presim nga FIFA pas 10 ditësh, janë një dhuratë e vonuar për gjeneratat e reja që presin të tregojnë talentin e tyre në arenat botërore.

Pra, urime te gjithëve. Urime futbollistëve dhe futbolldashësve. Urime punëtorëve sportivë dhe gazetarëve sportivë. Urime Federatës së Futbollit të Kosovës dhe Kryetarit të saj, Fadil Vokrrit, legjendës së gjallë të futbollit kosovar, i cili sot shënoi golin më të rëndësishëm në karrierën e tij.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat