UEFA bën një ndryshim, kështu pranohet Kosova

Lajme

UEFA bën një ndryshim, kështu pranohet Kosova

Më: 3 maj 2016 Në ora: 10:32

Kongresi i UEFA-së ka filluar.

Dhe nga Budapesti vjen lajmi se për t’i hapur rrugë anëtarësimit të Kosovës, UEFA duhet të ndryshojë pikën ku kërkohet që një shtet për t’u anëtarësuar duhet të jetë pjesë e OKB-së.

Por, në pikën e shtatë të rendit të ditës ky nen pritet të ndryshojë dhe kjo do t’i hapte rrugë anëtarësimit të Kosovës.

Nëse paraprakisht Kongresi e ndryshon nenin, atëherë Kosova ka gjasa të mëdha që të pranohet.

Kosova është pika e 10-të në rendin e ditës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat