Bytyçi i reagon ashpër PDK-së: Foton e Thaçit vendoseni te gurthyesi në Astrazup

Lajme

Bytyçi i reagon ashpër PDK-së: Foton e Thaçit vendoseni te gurthyesi në Astrazup

Më: 30 prill 2016 Në ora: 22:09

Aktivisti i Vetëvendosjes në Malishevë, Muhamet Bytyçi i është kundërpërgjigjur PDK-së në Malishevë, lidhur me komunikatën e sotme të këtij subjekti, me të cilin akuzonin VV se ndaluan dhunshëm vendosjen e fotos së Thaçit në Kuvend.

Më poshtë reagimi i plotë i ish asambleistit Bytyçi:

Disa mbetje të partisë kriminale të mbledhura në PDK-në e Malishevës sot paskan arritur të përfundojnë një komunikatë pas më shume se 24 orë dështimi për ta vendosur fotografinë e kryekriminelit të pasluftës në Kosovë. Ata paskan marrë mundimin të shkruajnë dhe moralizojnë edhe për Lëvizjen VETËVENDOSJE! duke harruar që sot tashmë edhe fëmija në djep është duke i bartur pasojat nga qeverisja kriminale e PDK-së në Malishevë e Kosovë pasojat e së cilës do i bartin edhe gjeneratat e ardhshme.

Para se të flasin këta përkrahës të pasardhësit politik të Rrahman Morinës duhet të dalin para qytetarëve të Malishevës dhe ti tregojnë atyre se si e shkatërruan Malishevën nga tjetërsimi i pronave publike ngjashëm si daja i tyre i partisë dhe si shumë bashkë-partiakë të tyre të inkriminuar në veprime të ngjashme kriminale, duhet tu tregojnë se si u bë milioner Isni Kilaj dhe si u bënë shpronësimet në autostradë ku zyrtaret e PDK-së përmes një rrjeti kriminal fituan jashtëligjshëm miliona euro, tu tregojnë për zhvatjet prej miliona eurosh nga buxheti komunal, për metodat diktatoriale të qeverisjes në Malishevë nga e cila janë terrorizuar qytetarët, duhet tu tregojnë se përse u quajtën malishevasit zagarë nga Thaçi.

Ata duhet tu tregojnë qytetarëve se si ndodhi që zyrtarë të lartë të PDK-së dhe rrahagjokës të luftës të nxihen duke bërë biznese të pista dhe duke zhgrryer tokën e Kosovës me Dragan Maksimoviça. Tokën për të cilën ranë mbi 2000 dëshmorë dhe mbi 12000 martirë.

Ata para se të marrin në dorë fotografinë e Thaçit duhet tu tregojnë dëshmorëve, martirëve, invalidëve dhe veteranëve si dhe familjeve të tyre se sa herë u takua Thaçi me Daçiqin dhe funksionarë të Serbisë çfarë marrëveshje bëri në dëm të Kosovës, duhet tu tregojnë se përse ua hoqi flamurin dhe himnin kombëtar, pse ua ndaloi me kushtetutë bashkimin me Shqipërinë, pse e hoqi fotografinë e Adem Jasharit nga zyret e FSK-së, pse i la 70 mijë punëtorë të papunë duke ua mbyllur dhe shitur fabrikat, duhet tu tregoj qytetarëve se pse i fali 8200 hektarë dhe Zajednicën Serbisë, duhet tu tregojë se si po e varros UÇK-në për ta shpëtuar vetveten, si u zgjodh president me masa të dhunshme, duke dhunuar qytetarë, deputetë opozitarë, duke blerë e shantazhuar deputetë LDK-së, duke bërë pazare me Listën Srpska për komuna të reja dhe kontroll të Beogradit në FSK e kudo tjetër.

Dhe krejt në fund PDK-ja foton e Thaçit mund ta vendosin vetëm në bizneset e tyre të dyshimta, të krijuara në prona publike të zaptuara siç është gurëthyesi i Thaçit në Astrazup, dhe në aktivitetet tjera kriminale që kjo parti i ka nga niveli qendrorë deri tek niveli lokal.

Fotoja, figura e Thaçit është sinonim i zhvatjes, krimit, dhunës, tradhëtisë, antishqiptarisë dhe dorëzimit para Serbisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat