Pacolli: A thua ka mbetur diçka e keqe pa u bë në Kosovë

Lajme

Pacolli: A thua ka mbetur diçka e keqe pa u bë në Kosovë

Më: 30 prill 2016 Në ora: 11:12

Presidenti i Aleanca Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka reaguar për debatin për privatizimin e Qendrës së Rinisë në Prishtinë.

Gjatë një postimi në profilin e tij në Facebook Pacolli ka shprehur qëndrimin e tij kundër privatizimit të kësaj Qendre po ashtu ai ka thënë që të mos keqtrajtohet prona publik.

“Po e shoh sot dhe dy ditët e fundit se po debatohet për privatizimin e Qendrës së Rinisë, e njohur si Qendra "Boro Ramiz".

A thua ka mbetur diçka e keqe pa u bë në Kosovë në këtë drejtim!? Mos e bëni këtë se nuk është pronë e juaja, nuk e keni fituar ju, mos e keqtrajtoni pronën publike.

Kjo Qendër është simbol i madhështisë së Prishtinës.
Kjo vepër është ndërtuar me djersën e qytetarëve dhe nëse ka respekt për të, kjo Qendër nuk duhet të privatizohet, duhet të mbetet aset publik, aset i qytetarëve”, ka shkruar Pacolli në Facebook./A.M.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat