Sherifi, pas dorëheqjes së Kelmendit: Rirreshtimet vazhdojnë

Lajme

Sherifi, pas dorëheqjes së Kelmendit: Rirreshtimet vazhdojnë

Më: 29 prill 2016 Në ora: 22:53

Bilall Sherifi i Nismës për Kosovën, ka komentuar dorëheqjen e deputeti Ramiza Kelmendi nga PDK-ja.

Sipas tij, rirreshtime gjithandej, si te partitë e opozitës poashtu edhe te ato të mazhorancës.

“Aq shumë është deformuar vullneti i elektoratit gjatë këtyre dy viteve, duke lëvizur deputetët nga vullneti bazë i votuesve të tyre, saqë zgjedhjet e parakohshme tani më nuk duhet dhe nuk mund të shihen vetëm si kërkesë e partive të opozitës, por konsideroj që janë shëndrruar në obligim të pakalueshëm ndaj votuesve në veçanti dhe ndaj qytetarëve në përgjithësi”, ka shkruar Sherifi në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat