Grabovci: Kelmendi në PDK, nuk ka dhënë dorëheqje

Lajme

Grabovci: Kelmendi në PDK, nuk ka dhënë dorëheqje

Më: 29 prill 2016 Në ora: 21:19

Shefi i Grupit Parlametar të PDK-së, Adem Grabovci mohoi raportimet se deputeti i kësaj partie, Ramiz Kelmendi ka thënë dorëheqje nga Partia Demokratike e Kosovës.

Ai i tha KosovaPress-it se së bashku me deputetin Kelmendi pak minuta më parë dolën nga një takim, ku pretendenti për të parin e PDK-së, Kadri Veseli paraqiti kandidaturën edhe para degës së partisë në Pejë, Istog dhe Klinë.

“Nuk ka asgjë të vërtetë rreth kësaj. Zoti Kelmendi është pjesë e pandashme e Partisë Demokratike të Kosovës, ashtu siç është pjesë edhe e sukseseve të sotme të PDK-së”, tha Grabovci.

Ai shtoi se përgatitja, fuqia intelektuale, si dhe përvoja e tij si ekspert i fushës së ekonomisë do të vazhdojnë të shërbejnë në kuadër PDK-së.

KosovaPress tentoi të marrë një prononcim edhe nga vetë deputeti dhe biznesmeni i njohur, Ramiz Kelmendi, mirëpo për momentin ai ishte i paqasshëm.

Pas nevojës për të plotësuar postin vakant të zëvendëskryeministrit të Kosovës të cilën e mbante presidenti i tanishëm, Hashim Thaçi, si kandidat potenci al për t’u emëruar në këtë post u përfol Ramiz Kelmendi. Pikërisht për këtë gjë u tha se mes tij dhe PDK-së mund të jetë shkaktuar një konfrontim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat