Softolli: Universiteti vazhdon të mbete qendër e seksit, ryshfetit dhe e korrupsionit

Lajme

Softolli: Universiteti vazhdon të mbete qendër e seksit, ryshfetit dhe e korrupsionit

Më: 11 shkurt 2016 Në ora: 21:27

Deputeti i Parlamentit Studentor, Argjend Softolli thotë se Universiteti i Prishtinës vazhdon të mbetet qendër e seksit, ryshfetit, korrupsionit dhe nepotizimit.

“Shitja e notave po vazhdon, ofrimi i seksit në shkëmbim të suksesit po vazhdon, profesorët analfabet e asistent që nuk dinë të shkruajnë po vazhdojnë të mbesin në UP”, thotë Softolli.

Sa i përket zgjedhjeve të fundit studentore në këtë institucion, Softolli thotë se ato nuk sollën ndryshimin e duhur.

“Pothuajse asgjë nuk ka ndryshuar nga zgjedhjet në universitet, përveç ne Parlamentin Studentor, Senati i Universitetit mbetet pothuajse me përbërjen e njëjtë. Disa nga kandidatet qe kanë aplikuar për të hyrë në Këshillin Drejtues, i njoh personalisht dhe e di se ata i bëjnë dem universitetit, e di se kujt i shërbeni dua te them”, thotë ai.

Ai thotë se përfaqësimi studentor mbeti pothuajse i njëjte, përveç që njëra nga organizatat më të dëmshme mbeti jashtë Parlamentit Studentor.

Sa i përket infrastrukturës së Universitetit, ai thotë se kushtet janë minimale.

“Mungesa e hapësirave për lexim, mungesa e bibliotekave po vazhdon, bibliotekat janë të zbrazura, papastërtia në objektet e UP-së gjenden në një katrahurë të vërtet, Bibloteka Pjeter Bogdani me shumë ka filluar të përdoret si ËC publike, ku gjatë natës në të qëndrojnë narkomanët.

Por Softolli thotë se gjatë mandatit të tij si deputet në Parlamentin Studentor nuk do të lejoj degradimin e mëtejshëm të këtij institucioni.

Të dashur miq Universiteti është i kapur nga dy palë që e quajnë vetën si më të mirët, ndërsa të dyja palët janë njerëzit më të korruptuar. Universiteti është ber qendër e kriminelëve të vegjël që luajnë më pak miliona nëpër duar. Ne studentet e UP-së nuk do të lejojmë më tutje degradimin e çerdhes sonë të dijës, ne do të angazhohemi që profesorët më të mos sillen si kapadai nëpër fakultete, ne nuk mundemi t’i lejojmë që më tutje trupi e paraja të jenë mall shkëmbimi për Universitetin. Universitetin duhet ta bëjmë qendër të aktivizimit shoqëror. Faleminderit për mirëkuptim, shtoi Softolli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat