Zëvendësministri Hoti takon kryetarin e Listës Serbe

Lajme

Zëvendësministri Hoti takon kryetarin e Listës Serbe

Më: 9 shkurt 2016 Në ora: 14:29

Zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Rexhep Hoti ka pritur sot në takim kryetarin e Listës Serbe, Sllavko Simiq

Hoti dhe Slavko Simiq biseduan rreth bashkëpunimit mes MKRS-së dhe komunave në përgjithësi, me theks të veçantë ato në pjesën veriore.

Ata biseduan edhe për fushën e legjislacionit, funksionalizimit të bashkëpunimit në kuadër të Republikës për të gjitha komunat e vendit, në fushën e kulturës, trashëgimisë, rinisë dhe sportit.

Me theks të veçantë, u bisedua rreth shtrirjes së aktiviteteve në komunat e Zubin Potokut, Leposaviqit e Zveqanit, nëpërmjet projekteve dhe nismave konkrete.

Zëvendësministri Hoti theksoi se bashkërendimi i veprimeve dhe ndërtimi i një bashkëpunimi të mirëfilltë është i rëndësisë së lartë drejt përmbushjes se nevojave të komunitetit serb në Kosovë, në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit.

Nga ana tjetër, Simiq falënderoi zëvendësministrin Hoti për pritjen dhe e vlerësoi lartë gatishmërinë e MKRS-së për të ndihmuar në nisma dhe projekte konkrete.

Të dy u dakorduan që në të ardhmen të bëhen vizita në komunat e pjesës veriore të vendit dhe të zhvillohen takime me përfaqësues të të gjitha komuniteteve që jetojnë në atë pjesë, në mënyrë që të shihen nevojat konkrete në fushat të cilat i mbulon MKRS.

Temë diskutimi mes zëvendësministrit Hoti dhe kryetarit Siniq ishte edhe procesi i zgjedhjes së presidentit të vendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat