Hashim Thaçi e “lidh” fitoren e Majlindës me 8 vjetorin e pavarësisë

Lajme

Hashim Thaçi e “lidh” fitoren e Majlindës me 8 vjetorin e pavarësisë

Më: 6 shkurt 2016 Në ora: 21:08

Zëvendëskryeministri Hashim Thaçi, ka komentuar fitoren e xhudistes së njohur shqiptare, Majlinda Kelmendit.

Ai është shprehur i gëzuar, me ç’rast ka bërë një ndërlidhje me 8 vjet shtet, duke thënë se s’ka më mirë se këtë festë ta nisim me fitoren e Majlindës.

“S’ka më mirë se festimet e 8-vjetorit të pavarësisë t’i nisim me fitoren e Majlindës. Ishte e pakonkurrencë në Xhudo Grand Slam të Parisit dhe na bëri krenarë të gjithëve”, ka shkruar Thaçi në facebook.

Majlinda si shumë herë të tjera, edhe sot u tregua e suksesshme, duke fituar medaljen e artë në Paris, ashtu siç edhe vetë është e tillë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat