Ky është parashikimi i motit, për pesë ditët e ardhshme

Lajme

Ky është parashikimi i motit, për pesë ditët e ardhshme

Më: 31 janar 2016 Në ora: 17:27

Nga dita e hënë deri të mërkurën, vendi do të jetë nën ndikimin e masave relativisht të ngrohta të cilat vijnë nga pjesa jugperëndimore e kontinentit.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në këto kushte do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Vlerat minimale të temperaturave do të lëvizin nga 1-3 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin nga 13-15gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi jugperëndimor me shpejtësi 1-7m/s.

Nga dita e enjte parashihet që mbi vendin tonë të vijnë masat relativisht të ftohta të ajrit të cilat do të kushtëzojnë mot të vranët, me ulje të përkohshme të temperaturave në të dy vlerat ekstreme.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje të dobëta të shiut të përzier edhe me borë, derisa në viset me lartësi mbidetare mbi 850 metra, do të bie vetëm borë e intensitetit të dobët.

Temperaturat minimale të enjten do të lëvizin nga -2 deri 0 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga veriu dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-6m/s.

Të premten do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me ngritje të lehta të temperaturave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat