Dhjetori fillon me mot stabil dhe temperatura mbi mesatare

Lajme

Dhjetori fillon me mot stabil dhe temperatura mbi mesatare

Më: 1 dhjetor 2015 Në ora: 09:06

Më një dhjetor zyrtarisht fillon dimri meteorologjik, por javën e parë të këtij muaji do të kemi rikthim të fushave me presion të lartë, që si rrjedhojë do të vazhdojnë të sjellin mot stabil, pa të reshura, me intervale më të gjata me diell, si dhe temperatura mbi vlera mesatare. Nëpër vise të ulëta dhe përgjatë luginave do të shtohen mundësitë që të formohen mjegulla në mëngjes, e që vende-vende mund të qëndrojnë edhe gjatë ditës.

Mëngjesin e së mërkurës një front i ftohtë që pritet të kaloj në lindje të rajonit, pritet të sjellë vransira, e në pjesët verilindore dhe lindore të vendit mundësi të vogla për riga lokale shiu.
Temperaturat do të jenë në rritje, me maksimale prej 10C deri 14C, ndërsa minimalet nga -2C deri 2C. Era do të fryejë lehtë kryesisht nga jugperëndimi-juglindja 1-2m/s.

Shtypja atmosferike do të mbetet dukshëm mbi vlera normale.

Nga parashikimet e fundit, vërehen tendenca që fushat me presion të lartë të jenë të qëndrueshme mbi rajonin tonë deri nga mesi i muajit dhjetor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat