Policia e Kosovës dështoi apo po bashkëpunon me opozitën në konspiracion!

Lajme

Policia e Kosovës dështoi apo po bashkëpunon me opozitën në konspiracion!

Më: 30 nëntor 2015 Në ora: 12:20

Sërish gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës. Ndërpritet edhe njëherë seanca, për shkak se opozita ia doli ta fusë në Kuvendin e Kosovës thuaja për të njëqindtën herë gaz lotsjellës.
Pyetja e pashmangshme është se a po ia del vetë opozita ta fus gazin lotsjellës, në një mënyrë të çuditshme apo policia e Kosovës është aq e paaftë dhe e pazonja që ta pengojë futjen e këtij, gazi që po e konsideron armë vdekjeprurëse.

Nëse nuk do të konsiderohej e tillë ligjërisht, dhe nëse nuk do të kishte tashmë tre deputet të arrestuar Albin Kurti, Donika Kadaj dhe Fisnik Ismailit i arrestuar sot, për tentativë të futjes së këtij gazi në Kuvend, atëherë edhe përgjegjësia e policisë do të ishte më e vogël.
Si ka mundësi atëherë që vepra, dhe ‘armë’ të tilla me këtë karakterizim të tolerohen nga policia e Kosovës?!

Aq më tepër që sot Kuvendi ishte i tëri thuaja i blinduar nga të katër anët me policë, ndërsa për herë të parë dy automjete të KFOR-it, kanë hyrë në oborr.

Por, a është thjesht dështim i policisë? Të gjitha dyshimet që çojnë jo më tek bashkëveprimi i policisë në këto situata të përsëritura me opozitën, por tek një bashkëpunim, tek një skenar i strukturave të caktuara të pushtetit me opozitën! Ndryshe, nuk ka se si të ndodhte që të mos kishte asnjë shkarkim në policinë e Kosovës! Gjë që do të duhej të kishte ndodhur që nga dita e parë e hedhjes së gazit lotsjellës!

Njerëz të caktuar të opozitës po bashkërendojnë aksionet dhe veprimet, për ta bërë gati qesharake policinë dhe vetë pushtetin! Loja me nerva në këtë pikë, vetëm sa po shkon drejt kulmit! BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat