​Ja çfarë gjeti Policia në zyrat e Vetëvendosjes (Foto)

Lajme

​Ja çfarë gjeti Policia në zyrat e Vetëvendosjes (Foto)

Më: 28 nëntor 2015 Në ora: 22:56

Përmes një komunikate për mediat, Policia e Kosovës ka dhënë informacione shtesë mbi aksionet gjatë ditës së sotme në Lëvizjen Vetëvendosje, ku u arrestuan rreth 100 aktivistë, përfshirë edhe deputetin Albin Kurti.

Po ashtu, Policia ka publikuar edhe një listë të gjatë të mjeteve që janë konfiskuar brenda objektit të Vetëvendosjes.

Më poshtë gjeni komunikatën e plotë të Policisë:

Policia e Kosovës ka vazhduar me realizimin e detyrave dhe përgjegjësive ligjore, për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, monitorimin e situatës në vazhdimësi dhe kthimin e sajë në një situatë normale, të qetë dhe stabile.

Deri më tani numri i personave të shoqëruar në stacione policore ka arritur në (97) persona, prej tyre (11) janë ndaluar për 48 orë me dyshimet për përfshirje në vepra penale, (53) janë dërguar në procedurë të shpejtë për përfshirje në raste të kundërvajtjes, (26) janë liruar në procedurë të rregullt, si dhe (7) të mitur janë liruar.

Ndërsa numri i personave të lënduar të cilët kanë kërkuar ndihmë mjekësorë nga ana e protestuesve ka arritur në dhjetë (10) p ersona, kurse nga ana e zyrtarëve policor janë lënduar dy (2) zyrtar të cilët kanë kërkuar ndihmë mjekësore, si dhe disa të tjerë që kanë pësuar lëndime sipërfaqësore, por që nuk kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Po ashtu si pjesë e vazhdimit të detyrave policore, në koordinim edhe me prokurorin kompetent, në objektin e selisë së Vetëvendosjes, nga njësiti i Teknikës Kriminalistike të Policisë së Kosovës, është realizuar edhe këqyrja e vendit të ngjarjes, ku në cilësi të provave materiale janë konfiskuar;

2 - copë gaz maska ushtarake,

1 - sprej (OC) i vogël,

2 - shufra metalike,

2 – mjete të destinuara për gjuajtje të sferave me llastika,

4 - qese me pluhur të dyshimtë,

2 - qese me sfera xhami,

1 - një gaz lotsjellës,

3 - radiolidhje mototrolla,

1 - shishe me sasi ½ e litrës me plumba gome - 26 copë,

1 - një fishek zjarre me barot,

3 - boca gazi lotsjellë s të zbrazëta,

1 - qese najloni me 7 copa gaz lotsjellës,

1 - qese me sfera me ngjyrë,

1 - çantë me tri shishe plastike me sasi ½ litrës të mbushura me benzinë,

1 - shishe plastike prej 1,5 litra me benzinë,

1 - sprej i vogël OC (djegës),

1 - sprej i madh OC (djegës)

2 - qese me armatura të salduar (në formë Iriqi) për shpuarje të gomave të veturave,

5 - shishe në sasi prej 1,5 litra të mbushura me ngjyrë pink,

13- copë maska të zeza (fantomka) për mbulim të fytyrës,

Policia e Kosovës bazuar në detyrat dhe autorizimet ligjore ka vazhduar me monitorimin e situatës dhe realizimin e detyrave dhe përgjegjësive ligjore, duke përfshirë edhe obligimet ligjore drejt zbatimit të Urdhër Arresteve të lëshuara nga organet e drejtësisë.

Referuar zhvillimeve dhe lëvizjes së disa personave, duke përfshirë edhe personin e kërkuar me Urdhër Arrest drejt selis së subjektit polit ik Vetëvendosje, Policia e Kosovës është detyruar të ndërmarr masat e nevojshme ligjore për sigurimin e lokacionit dhe ndalimit të personave të kërkuar.

Një grup prej disa personave kanë qëndruar para selis duke protestuar dhe duke penguar zyrtarët policor në realizimin e detyrave dhe obligimeve ligjore, ku gjatë veprimeve policore janë arrestuar disa prej tyre të cilët kanë penguar dhe sulmuar zyrtarët policor.

Bazuar në dyshimet e bazuara se personi i kërkuar me Urdhër Arrest (z.Kurti) dhe persona të tjerë gjendet brenda në objektin e selisë së Vetëvendosjes, njësitet relevante policore në konsultim dhe koordinim me prokurorin kompetent janë detyruar të veprojnë brenda në objekt për të realizuar dhe zbatuar Urdhër Arrestet.

Njësitet relevante policore pas intervenimit brenda në objekt kanë hasur në rezistencë të disa personave të dhunshëm të cilët kanë qenë brenda në objekt, e të cilët kanë hedhur mjete të ndryshme të forta drejt zyrtarëve policor, duke përfshirë shkopinj, karrige, tavolina, mjete të metalta dhe sprej, ku si pasojë e saj dy polic dhe dy persona tjerë kanë pësuar lëndime.

Zyrtaret policor bazuar në situatën dhe veprimet e dhunshme të shfaqura nga personat brenda në objekt, kanë vepruar konform autorizimeve ligjore dhe kanë arrestuar disa persona të cilët janë shoqëruar në stacione policore për procedura të mëtutjeshme.

Njësitet relevante policore të cilat ishin në kërkim të personit të kërkuar me Urdhër Arrest (z.Kurti), kanë arritur ta lokalizojnë dhe të njëjtin ta shoqërojnë për në organet e drejtësisë, ashtu siç parashihet me Urdhër Arrest.

Policia e Kosovës me qëllim të realizimit të gjitha veprimeve policore, ka angazhuar të gjitha njësitet relevante policore për të mbajtur situatën nën kontroll dhe për të kryer vend shikimet e vendit të ngjarjes.

Të gjitha veprimet e mëtutje shme policore do të ndërmerren në konsultim dhe koordinim me prokurorin kompetent, duke përfshirë edhe veprimet lidhur me shoqërimin e deritanishëm (16:45) të tetëdhjetë e shtatë (87) personave në stacione policore.

Policia e Kosovës bazuar në planifikimet e saja vazhdon me ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike në vend.




Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat