Komuna e Prishtina i la fëmijët në shesh

Lajme

Komuna e Prishtina i la fëmijët në shesh

Më: 28 nëntor 2015 Në ora: 10:42

Aktivitetet e Komunës së Prishtinës, duket që nuk kanë filluar mirë për nder të Ditës së Pavarësisë, 28 Nëntorit. Edhe pse në temperatura të ulta, fëmijët në këto momente kanë dal në sheshin “Skenderbeu”, dhe po presin përfaqësuesit e Komunës së Prishtinës për të filluar përformancat për ditën e flamurit.

Ka më shumë se gjysmë orë që fëmijët po presin që të fillojnë me performancë, kore, valle, reciatele me tema te lidhura me ditën e flamurit. Aty kanë dal edhe mediat, por përfaqësuesit e komunës nuk po përgjigjen as në telefon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat