Vajza poster e ISIS, nëna e saj: Kam lindur një monstër (Foto)

Lajme

Vajza poster e ISIS, nëna e saj: Kam lindur një monstër (Foto)

Më: 27 nëntor 2015 Në ora: 14:57

Vajza e saj është bërë imazhi i Shtetit Islamik dhe fytyra e saj shihet në ato faqe interneti ku vlerësohet terrori xhihadist dhe joshen të rinjtë për t’u bashkuar me ISIS.

Por nëna e dëshpëruar e ruses Fatima Dzhafarova, 20 vjeç, thotë se ka lindur një monstër.

Fatima reagoi pas ngjarjeve të Parisit, duke vlerësuar “vëllezërit” e saj.

Por ajo shkaktuar shumë zemërim mes rusëve, që kanë nisur ta quajnë “kurva e ISIS”.

Nëna e saj, Shakhla Bochkaryova, thotë se madje e ka lidhur të bijen në radiatorin e apartamentit, që të mos e lejonte të bashkohej me xhihadistët kur një ekstremist islamik i propozoi të bëhej gruaja e katërt.

“Më mirë të mos jesh e gjallë se sa të jesh nëna e një terroristeje. E kupton që ke lindur një monstër”.

Ajo thotë se nuk shpreson se do e shohë më të bijën.

Kur ishte më e vogël, ajo ishte e fiksuar pas modës, thotë mamaja.

Fatima kishte një fëmijëri normale.

Nëna e saj është myslimane jo-praktikante, kurse babai dhe njerku janë ortodoksë jo-praktikantë.

Kur shkoi në universitet, ndryshoi gjithçka.

Pas tre muajsh ajo ndryshoi plotësisht.

Refuzonte të festonte Krishtlindjet dhe shkatërroi pemën e festës.

Nisi të mbulohej dhe nuk ia kthyente telefonatat mamasë.

Kur i dashuri i saj, Abdullahu i tha asaj se donte të martohej me të bijën dhe i kërkonte leje që ajo të bëhej gruaja e katërt, mamaja refuzoi.

Ajo tentoi ta mbante të bijën larg Abdullahut, madje edhe duke e lidhur.

“Por ajo më tha ‘vëllezërit tanë do vijnë të vrasin njerëzit si ti, jobesimtarët. Do ua presin kokën me thikë. Zemra ime do shpërthejë nga gëzimi’. E pashë dhe nuk shihja më fëmijën tim. Ishte thjesht një krijesë pa shpirt, pa mendime e pa zemër”.





Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat