Armët e përdoruar në sulmin në Paris, të prodhuara në Serbi

Lajme

Armët e përdoruar në sulmin në Paris, të prodhuara në Serbi

Më: 27 nëntor 2015 Në ora: 14:43

Drejtori i një fabrike të armëve në Serbi ka konfirmuar se të paktën dy nga pushkët e përdorura në sulmin nga militantët islamikë gjatë sulmeve terroriste në Paris, më 13 nëntor, janë prodhuar nga kompania e tij në fillim të viteve 1990.

Milojko Brzakovic, menaxher i përgjithshëm i fabrikës për armë , Zastava, në Kragujevac, ka thënë për Radion Evropën e Lirë, se Ministria e Brendshme e Serbisë kishte kërkuar për informacion në lidhje me armë të veçanta të përdorura në sulmet e Paris si pjesë e një hetimi ndërkombëtar.

Brzakovic tha se hetuesit kanë gjurmuar origjinën e të paktën dy revoleve të tipit M70, të përdorur në këtë sulm.

Ai tha se zyrtarët serbë kanë dhënë "numra specifike" për armët që kishin qenë të përdorura nga militantët në Paris dhe u gjetën në skenat e sulmeve.

Gazeta Bild Gjermanisë raporton se një burrë u arrestua nga autoritetet gjermane më 24 nëntor për gjoja se kanë shitur katër armë , militantëve, të cilët vranë 130 njerëz në Paris, më 13 nëntor.

Militantët kanë sulmuar stadiumin kombëtar të Francës, një sallë koncertesh, dhe një seri baresh dhe restorantesh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat