Gecaj -Gjuriqit: Kosova e gatshme të bashkëpunojë për fluturime ajrore

Lajme

Gecaj -Gjuriqit: Kosova e gatshme të bashkëpunojë për fluturime ajrore

Më: 27 nëntor 2015 Në ora: 11:53

Zëvendës ministri i MAPL, Bajram Gecaj ka thënë se Kosova është e gatshme të zhvilloi marrëdhënie të mira me shtetet fqinje, në këtë rast edhe me Serbinë.

Gecaj ka thënë për mediat vendorese Kosova është e gatshme të bashkëpunojë me Serbinë dhe me të gjitha shtetet për fluturime të ndërsjella ajrore.

“Në kuadër të standardeve të pranuar ndërkombëtare dhe evropiane, Kosova është e gatshme të zhvilloi marrëdhënie të mira fqinjësore me të gjitha shtetet, posaçërisht me ato fqinjë. Në këtë kontekst ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me të gjitha shtetet edhe në lidhje me fluturimet e ndërsjella ajrore, kjo posaçërisht pasi që kemi të bëjmë me interesin e qytetarëve tanë”, ka thënë Gecaj

Ai po ashtu ka theksuar se kontrolli i hapësirës ajrore nga Serbia mbi Kosovën ka përfunduar qysh më 1999.
“Megjithatë, kontrolli i hapësirës ajrore të Republikës së Kosovës nga ana e Serbisë ka përfunduar në qershorin e vitit 1999, dhe ai kontroll nuk do të kthehet më kurrë”, ka thënë Gecaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat