Selimi: Komandanti i UÇK-së në burg, e ai serb në Prishtinë

Lajme

Selimi: Komandanti i UÇK-së në burg, e ai serb në Prishtinë

Më: 25 nëntor 2015 Në ora: 00:03

Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi ka komentuar vizitën e shefit të ushtrisë serbe, Lubisha Dikoviq në Kosovë.

Selimi përmes një postimi në Facebook ka thënë se Dikoviqi u kthye ne vendin e krimit e ne ndërkohë Qeveria Mustafa-Thaçi insistojnë ne realizimin e interesave te shtetit te tij kriminal, siç është "Zajednica".

"Kur krimineli serb Lubisha Dikoviq shkel serish ne token e Kosoves, ne vendin ku ai kreu gjithe ato krime me ushtrine e tij vrastare pushtuese, Kryeministri dhe zevendesi i tij nuk paskan ditur për viziten e atij qe eshte i akuzuar per krime lufte kunder shqiptareve ne Kosove.
Dikoviqi u kthye ne vendin e krimit e ne nderkohe Qeveria Mustafa-Thaci insistojne ne realizimin e interesave te shtetit te tij kriminal, sic eshte "Zajednica".
Sikur nje vizite e till te ndodhte ne cilindo shtet apo kontinent, qeveria do te duhej ta dinte dhe te reagonte se perse shetit neper bote nje kriminel i akuzuar per krime dhe masakra ndaj qytetareve tane. Pra qeveria jone nuk e paska ditur qe i njejti vjen pikerisht ne Kosove. Kjo ose eshte genjeshter e madhe ose turp i madh. Ose te dyjat bashke!
Ja cfare sollen qeverite tona! Komandantin e Pergjithshem te UCK-se e mbajnë ne burg e Komandantit te Ushtrise Serbe ia hapin rrugen per ne Prishtine, ne vend se te ishte e kunderta.
Nese pushtetaret nuk e paskan ditur per "viziten" Komandanti pushtues serb, a e dijne ata sepaku se Komandanti clirimtar dhe bashkeluftetaret e tij po mbahen ende ne burg?
Apo ndoshta edhe per kete nuk kane informacione!", ka shkruar Selimi në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat