Skenaret e frikshme të luftës në Siri që mund të kthehet në një makth

Lajme

Skenaret e frikshme të luftës në Siri që mund të kthehet në një makth

Më: 24 nëntor 2015 Në ora: 19:58

Ishte thjesht çështje kohe. Megjithëse të gjithë mendonin se askush nuk do të kisht guximin të sfidonte Rusinë, doli dikush që e bëri.

Realiteti i Lindjes së Mesme po komplikohet gjithmonë e më shumë dhe konflikti sirian mund të rezervojë surpriza për të gjithë, në fushëbetejë por edhe më tej.

E thotë drama e Parisit.

Ky i sotmi është avioni i dytë rus që rrëzohet. I pari ishte avioni turistik në Sinai që u godit nga ISIS.

I dyti u godit nga Turqia, mbështetësi i ISIS sipas Rusisë.

Fusha e shahut në Lindjen e Mesme

Episodi i rënies së avionit turistik ishte paraprirë nga incidente të vogla.

E paevitueshme duke parë përqendrimin e mjeteve ajrore dhe atyre tokësore në një zonë të ngushtë.

Edhe në 2012 një avion zbulues turk ishtë rrëzuar nga sirianët dhe në atë rast u hipotizua se ishte këshilluar nga rusët.

Por më pas ndërhyrja e rusëve kundër rebelëve dhe sulmet në Siri rritën tensionet.

Një provë force ku askush nuk kërkon të turpërohet dhe të lëshojë terren.

Kremlini mbron Assadin dhe ngre influencën e tij në rajon.

Kundërshtarët e tij janë gati që ta ndëshkojnë rëndë.

Dhe turqit kërkojnë të ngrejnë ndikimine tyre duke kërkuar edhe ndihmën e NATO-s.

Lëvizjet e Putin

Vladimir Putin foli për një thikë pas shpine dhe pasoja tragjike.

E vështirë të parashikosh se si mund të rrjedhin ngjarjet duke parë që Turqia është pjesë e NATO-s.

Ëshët e mundur ndërkohë që Rusia të shtojë operacionet kundër rebelëve, atyre që kërcënojnë seriozisht Assadin, dhe kundër Shtetit Islamik.

Dy ditë më parë Turqia lajmëroi popullsinë turkomane në veri të Sirisë që të ruhet nga sulmet ajrore.

Sot në të njëjtin rajon rrëzohet avioni rus.

Koincidencë? Jo!

Armë të reja për rebelët

Në fund një tjetër këndvështrim.

Prej disa javësh flitet për furnizime të predhave kundërajrore nga vendet arabe në favor të rebelëve.

Sistem mbrojtjeje për të mbajtur kokën lart ndaj inkursioneve ruse dhe siriane.

Uashingtoni është kundër, por aktorët lokalë nuk janë të të njëjtit mendim.

Ata besojnë se është detyrua e tyre të mbrojnë opozitën siriane.

Mbërritja e mundshme e një numri të madh mjetesh ndihmëse luftarake mund të përfaqësojë një të re që do të shtonte intensitetin e përballjeve.
Corriere della Sera

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat