Paris: Pronari i restoranti shiti pamjet e kamerave të sigurisë

Lajme

Paris: Pronari i restoranti shiti pamjet e kamerave të sigurisë

Më: 24 nëntor 2015 Në ora: 17:55

Pronari i restorantit “Casa Nostra” njërin nga lokalet që ka qenë cak i sulmeve terroriste në Paris, ua shiti xhirimet e sulmit që kanë regjistruar kamerat e sigurisë.

Ai këtë xhirim e ka shitur për 50 mijë euro tabloidit britanik “Daily Mail”, transmetojnë mediat franceze.

“Daily Mai”l para pesë ditësh ka publikuar xhirimet e atentatit në Paris që e kanë dhënë edhe të gjitha mediat botërore.

Në pamje që ka regjistruar njëra nga kamerat e sigurisë në të cilin janë vrarë pesë persona mund të shihet e gjithë tmerri që mysafirët përjetuan gjatë sulmit terrorist.

Siç transmeton televizioni Kanal+ xhirimi është shitur pas një marrëveshje dhe ndërmjetësimi të gjatë. Tabloidi britanik fillimisht ofroi 12 mijë euro ku gjatë negociatave pronari i restorantit përfitoi 50 mijë euro.

Pronari i restorantit me ndihmë të hakerëve theu kodin që paraprakisht policia e kishte vendosur në video- xhirim. Pas shitjes “Daily Mail” e shkatërroi hard-diskun origjinal që të mund t’i garantojë tabloidit ekskluzivitetin.

Javën e kal uar në njërën nga paralarjet e Parisit janë vërejtur disa persona që kanë tentuar të shesin video xhirimet gazetarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat