Thellohet më tej konflikti/ Turqia tregon dhëmbët: Rrëzon avionin rus

Lajme

Thellohet më tej konflikti/ Turqia tregon dhëmbët: Rrëzon avionin rus

Më: 10 tetor 2015 Në ora: 18:45

Një avion ushtarak rus është rrëzuar në territorin turk pasi ishte futur në hapësirën ajrore të Turqisë.

Lajmi është ende i pakonfirmuar zyrtarisht por CNN raporton se avioni është rrëzuar nga trupat ushtarake turke.

Dëshmitarët që e panë rrëzimin e aavionit thonë se ai mori një goditje dhe pas shpërthimit ra në Hurajtan, në afërsi të Sirisë veriore.

Tre avionë të tjerë rusë ishin duke kaluar në hapësirën ajrore turke.

Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare avionët rusë sapo kishin nisur një sulm ndaj rebelëve në pjesën veriore të Sirisë.

Avionët rusë kanë shkelur të paktën dy herë hapësirën ajrore turke dhe në të parën, Moska ka argumentuar këtë si një gabim njerëzor në koordinim.

Këto raportime mbërrijnë në një moment kur tensionet në marrëdhëniet mes Rusisë dhe Perëndimit kanë pësuar një përshkallëzim të ri pas vendimit të Moskës për t’u përfshirë ushtarakisht në Siri.

Rusia thotë se objektivat e ushtrisë së saj në Siri janë të njëjtat me ato amerikane dhe të koalicionit anti-ISIS, por Uashingtonit dhe vendet e Bashkimit Europian akuzojnë Moskën se po bombardon pa dallim, përfshirë këtu edhe opozitën e armatosur nga Perëndimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat