Albin Kurti nën hetime, mund të arrestohet për gazin lotsjellës!

Lajme

Albin Kurti nën hetime, mund të arrestohet për gazin lotsjellës!

Nga: Mimoza Lakna Më: 9 tetor 2015 Në ora: 18:38

Policia e Republikës së Kosovës, nuk ka qëndruar duarkryq pas ngjarjes të së enjtes, në Kuvendin e Kosovës, ku deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti hodhi gaz lotsjellës. Kështu, Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, thotë për “Bota sot”, se policia është duke hetuar dhe verifikuar mjetin i cili është përdorur të enjten në Kuvendin e Kosovës, ku është hedhur gaz lotsjellës. Ndërsa zëdhënësi i Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi ka thënë për “Bota sot” se nuk janë në dijeni për këtë dhe se lajmin e kanë mësuar nga mediat. “Edhe unë ashtu si ju për këtë rast jam informuar nga mediat”, ka thënë Krasniqi.
Ndërkaq, analisti Skënder Zogaj, vlerëson se hedhja e gazit lotsjellës në ambient të mbyllur është me pasoja të rënda, madje sipas tij edhe vrastare. “Deputetët e opozitës e kanë dënuar veten sepse me sjelljet e tyre e kanë dëshmuar se janë mjerimi i vetvetes dhe turpi kombëtar, vrasësit e lirisë dhe të demokracisë, se janë banditë të paskrupullte të gatshëm për veprimtari kriminale deri te vrasja e njerëzve”, thotë Zogaj.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën dhe të dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat