Gjermani: Përleshje me thika mes shqiptarëve dhe afganëve

Lajme

Gjermani: Përleshje me thika mes shqiptarëve dhe afganëve

Më: 7 tetor 2015 Në ora: 11:12

Të Martën mbrëma ka ndodhur një përledhje e madhe mes shqiptarëve dhe afganëve në kampet e azilkërkuesve në Hamburg dhe Braunschweig. Ajo ka filluar me një zënkë fjalësh, për të përfunduar me një përledhje masive me thika ku shumë sosh kanë mbetur të plagosur. Janë arrestuar 4 persona, ndërsa 5 të tjerë janë plagosur, ku njëri rëndë në krahun e sipërm.

“Rreth 60 shqiptarë dhe afganë janë përleshur mes veti,” ka thënë policia të Mërkurën.

Edhe në Niedersachsen ka pas përleshje, kësaj here mes 300 algjerianëve dhe sirianëve, që fatmirësisht ka përfunduar pa lëndime.

Dirk Baier, një njohës i krimit në Gjermani ka theksuar se konfliktet në kampet e azilit nuk janë diçka e re, pasi “mes kurdëve dhe muslimanëve, muslimanëve dhe ortodoksëve, por edhe mes grupeve tjera ka konflikte të vjetra, andaj duhet të sistematizohen azilkërkuesit sipas fesë e kombit”. Disa ekspertë tjerë mendojnë se përleshjet e shumta ndodhin nga hapësirat e vogla dhe tej popullimi i tyre./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat