Kushti i Vuçiq për ndeshjen me Shqipërinë

Lajme

Kushti i Vuçiq për ndeshjen me Shqipërinë

Më: 6 tetor 2015 Në ora: 13:13

Kryeministri serb Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar sot se rreth shkuarjes në Shqipëri për ta ndjekur për së afërmi ndeshjen e shumëpërfolur Shqipëri-Serbi, do të vendosë vetëm atëherë kur të dihet se kush nga të ftuarit do të marrë pjesë, shkruan e përditshmja serbe Telegraf.
“Nuk kam vendosur nëse do të shkojë, sepse jam duke pritur të kuptojë se kush do të jetë i pranishëm. Pres që këto informata ti marrë nga zyra e (kryeministrit të Shqipërisë Edi) Ramës, dhe më pas do të marrë një vendim”, ka shtuar Vuçiq duke u përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në Smederevë.
Ai ka shtuar, duke thënë se sonte ndoshta do ti vizitojë lojtarët serbë para nisjes së tyre për në Shqipëri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat