ISIS kërkon të vrasë “The shooter”, që ekzekutoi Osama bin Laden

Lajme

ISIS kërkon të vrasë “The shooter”, që ekzekutoi Osama bin Laden

Më: 6 tetor 2015 Në ora: 11:23

Shteti Islamik ka vendosur si objektiv për t’u ekzekutuar, Robert O’Neill, lishte drejtuesin e Navy Seals.

O’Neill, që njihet edhe me pseudonimin “The shooter”, në 2011-n bashkë me grupin e tij, ezkekutuan Osama Bin Laden.

Për këtë arsye tashmë ISIS kërkon të hakmerret.

Mirror shkruan se në Twitter, një ndjekës i ISIS ka publikuar adresën e O’Neill dhe ka bërë thirrje për vrasjen e tij.

Thirrja e këtij simpatizanti është mbështetur edhe nga ndjekës të tjerë të ISIS.

O’Neill është larguar nga forcat e armatosura amerikane në 2012-n dhe tashmë ka hapur një shoqatë në ndihmë të veteranëve të ushtrisë amerikane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat