Mbetet në fuqi masa e paraburgimit ndaj Vahide Badivukut

Lajme

Mbetet në fuqi masa e paraburgimit ndaj Vahide Badivukut

Më: 4 shtator 2015 Në ora: 13:57

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën prej një muaji paraburgim, ndaj të dyshuarve Vahide Badivuku, K.H. dhe M.O.

Në këtë mënyrë kolegji prej tre gjyqtarësh i kësaj gjykate, i ka refuzuar si të pa bazuara ankesat e avokatëve mbrojtës, duke vërtetuar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, PPRKR.nr.311/20014, të datës 24.08.2015.
Vahide Badivuku po dyshohet nga ana e prokurorisë, se ka kryer veprat penale:” Marrje e ryshfetit”, nga neni 428, paragrafi 2 i Kodit Penal të Kosovës, si dhe” Keqpërdorim i pozitës zyrtare nga neni 422, i të njëjtit kod. Ndërsa K.H. dhe M.O. për veprën penale “Ushtrim i ndikimit në bashkëkryerje”, neni 431 paragrafi 1, lidhur me nenin 31 të KPK-së.

Sipas vlerësimit të kësaj gjykate, pretendimet e bëra në ankesa nuk qëndrojnë, ngase bazuar në shkresat e lëndës, janë plotësuar shkaqet dhe arsyet ligjore për caktimin e masës se paraburgimit, ashtu siç parashihen në nenin 187 të Kodit të Procedurës Penale, thuhet në njoftim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat