Zhbogar: Aktakuza e parë e Gjykatës Speciale, në janar të vitit të ardhshëm

Lajme

Zhbogar: Aktakuza e parë e Gjykatës Speciale, në janar të vitit të ardhshëm

Më: 4 gusht 2015 Në ora: 14:26

Përfaqësuesi special i BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar, ka thënë se ligji për Gjykatën Speciale që trajton krimet e kryera nga disa ish-pjesëtarë të UÇK-së do të hyj në fuqi vetëm pas nënshkrimit nga Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Sipas Zhbogarit, akuzat e para ndaj të dyshuarve për krime lufte do të shqiptohen në janar të vitit të ardhshëm.

Tanjug ka shkruar gjithashtu edhe rreth deklaratave të gazetarit Milaim Zeka i cili ka publikuar një listë të politikanëve kosovarë, të cilët sipas tij do të gjykohen nga Gjykata Speciale.

Ndërkaq, sipas ambasadës angleze Gjykata Speciale do të vendoset në Hagë, Holandë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat