Momentet e fundit: Mister për avionin e Bin Ladenëve (Foto)

Lajme

Momentet e fundit: Mister për avionin e Bin Ladenëve (Foto)

Më: 2 gusht 2015 Në ora: 10:08

Këto foto të publikuara nga Daily Mail tregojnë momentet e fundit të avionit të familjes Bin Laden, përpara se të përplasej duke shpërthyer në flakë.

Avioni, që kushton rreth 10 milionë euro, për çudi të ekspertëve, u ngjit në ajër përpara se të niste uljen me shpejtësi.

Ndërsa i afrohej pistës, avioni ishte në një lartësi prej 381 metrash, por ndërsa po rrotullohej për të nisur uljen, ai rriti lartësinë në 533 metra, në një kohë kur duhej të kishte nisur të ulej.

Ekspertët kanë mbetur të habitur nga kjo manovër e një piloti me eksperiencë.

Për shkak të shpejtësisë, avioni doli nga pista dhe përfundoi në një parking makinash, duke shpërthyer në flakë.

Ka sugjerime se piloti, duke e parë që ishte shumë shpejt, tentoi të abortonte uljen, por nuk ia doli.

Si pasojë e aksidentit humbi jetën piloti dhe tre pasagjerët: njerka e Osama Bin Laden, Rajaa Hashim, motra e tij, Sana bin Laden (NE FOTO ME POSHTE) dhe kunati, Zuhair Hashim.

Familja Bin Laden vazhdon të jetë një familje shumë e pasur në Arabinë Saudite.

Ata kanë biznese në vende të ndryshme të botës, kryesisht në ndërtim.

Baba i kryeterroristit ka vdekur po ashtu në një aksident ajror me një avion të ngjashëm në vitin 1967.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat