Dacic: Nëse Prishtina nuk e themelon Gjykatën, do ta bëjë dikush tjetër

Lajme

Dacic: Nëse Prishtina nuk e themelon Gjykatën, do ta bëjë dikush tjetër

Më: 1 gusht 2015 Në ora: 21:00

Ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiq ka thënë se zvarritjet që po i bën Prishtina rreth Gjykatës për krime lufte konfirmon se askush pos Serbisë nuk është e gatshme që të ballafaqohet me krimet e veta. Ai ka theksuar se nëse Prishtina nuk e bënë këtë do ta bëjë dikush tjetër duke lënë të kuptohet se kjo do të shkojë nëpërmjet OKB’së.

Ministri serb i Punëve të jashtme, pas takimit me sekretarin e përgjithshëm të Organizatës së Shteteve Amerikane Luis Almagro, transmeton B92, ka theksuar se Serbia ka qenë mjaft në shënjestër të presioneve dhe se “ajo nuk e pranon simetrinë e fajësisë ".

"Kjo do të thotë se çdo kush duhet të përparojë në përputhje me kontributin e vet në stabilitetin dhe në paqen rajonale” , ka thënë Dacic transmeton Koha. net dhe ka shtuar se Serbia është aktive në gjithë këtë e Kosova jo.

"Dallimi ndërmjet Beogradit e Prishtinës është se ne kur pranojmë diçka, ne atë edhe e realizojmë", ka thënë Daçiq.

Ai ka shtuar se tema e formimit të krijimit Gjykatës për krime lufte ka qenë në rend dite të KS të KB-së dhe se është thënë që vetë Prishtina ta kryejë këtë punë, ndërsa tani ajo po përpiqet t’i ikën këtij detyrimi.

"Nëse ajo nuk e bën këtë, do ta bëjë dikush tjetër”, ka thënë Dacic.

Në pyetjen cili është qëndrimi i Serbisë për propozimin e AAK-së për miratimin e Rezolutës për gjenocidin në Kosovë dhe çfarë do të thoshte kjo për negociatat në Bruksel, Daçiq thotë se këtë pyetje nuk duhet shtruar Serbisë por bashkësisë ndërkombëtare.

"Propozimi i kësaj rezolute është temë që gjithmonë përmendet në dialog sa herë që dikush do ta shkatërrojë dialogun, por është e sigurt se dialogu humb kuptimin nëse propozimet e tilla edhe vetëm vihen në rend dite", ka thënë Dacic.

Ai ka theksuar se Serbia në dialog me Kosovën është faktor konstruktiv, se ajo e do kontributin vet aty, porse ekzistojnë probleme në marrjen e vendimeve në Prishtinë dhe se Beogradi tani nga ajo pret se a do të zbatohet ajo për të cilën është arritur marrëveshja në Bruksel.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat