Durrës-Kalaja e qytetit, piknisja e shumë turistëve

Lajme

Durrës-Kalaja e qytetit, piknisja e shumë turistëve

Më: 1 gusht 2015 Në ora: 20:54

Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Durrës pas ndërhyrjes së pastrimit nga vegjetacioni në muret e kalasë së qytetit, ka publikuar së fundmi edhe disa fotografi të cilat tregojnë edhe punën e realizuar nga specialistët dhe punonjësit e mirëmbajtjes së DRKK-së Durrës.

Në njoftimin publik në faqen zyrtare të DRKK-Durrës theksohet se janë të shumtë turistët që e nisin itenerarin e tyre të vizitës në monumentet e qytetit të Durrësit, duke filluar nga Muret e Kalasë së qytetit, dhe rëndësia e këtyre mureve të Kalasë së Durrësit është themelore për qytetin.

DRKK-Durrës sqaron se pamjet e Mureve të Kalasë së qytetit të Durrësit pas pastrimit nga vegjetacioni dhe mbeturinat erdhën si rezultat i një pune sistematike, të përditshme nga punonjësit e mirëmbajtjes së Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare, Durrës.

Pamjen e tyre më madhështore, muret rrethuese të Durrësit e morën gjatë antikitetit të vonë, në periudhën e Perandorit të Bizantit, Anastas (491 -518), i cili ishte me origjinë nga Durrësi.

Muret janë të rrethuara me kulla të rrumbullakta, katërkëndëshe dhe tetëkëndëshe dhe në mes të mureve janë portat hyrëse të qytetit. Shumë e përmendur është “Porta e Artë”, e cila ndodhet përballë Portit. Kronistja bizantine Anna Komnena, në veprën e vet “Aleksiada”, do të shkruante: “Sipër murit të kalasë së Durrësit mund të kalojnë katër a më shumë kalorës krah njëri-tjetrit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat