Ndërtimi i kishës në Llapushnik, në mbrojtje të Policisë

Lajme

Ndërtimi i kishës në Llapushnik, në mbrojtje të Policisë

Më: 28 korrik 2015 Në ora: 17:07

Punimet për ndërtimin e kishës dhe varrezave katolike në fshatin Llapushnik të Drenasit kanë filluar që nga dita e djeshme.

Ndërtimi i kishës dhe varrezave ka filluar pasi që janë ndërprerë para një muaji pasi që fshatarët e Llapushnikut të komunitetit mysliman patën protestuar për ditë të tëra.

Ata kanë thënë se vendi ku po ndërtohet kisha dhe varrezat katolike, është vend I ndarë për varrezat e dëshmorëve.

Kundër ndarjes së kësaj hapësire për varrezat dhe ndërtimin e kishës kanë qenë banorët musliman të fshatit, të cilët kanë kërkuar që kisha të ndërtohet, por në një vend tjetër.

Ndërkaq, udhëheqësi i punimeve, Rasim Gjota, tha se njëherë nuk ka probleme në punë dhe po ruhen nga policia dhe KFOR-i. Sipas tij, punimet është paraparë që të zgjasin 25 ditë.

Gjota: 25 ditë është paraparë të zgjasin punimet

“Para një javë dite kemi filluar, në fillim atë murin atje e patë që u rrëzu. Prej dje kemi nisur prapë prej fillimit. Deri në 25 ditë është paraparë për tu përfunduar punimet. Probleme njëherë nuk ka . Janë policia, KFOR-i. Në rregull po shkon njëherë, probleme nuk ka, ndërsa në fillim ka pas. Fshati na ka pengu, nuk ka dasht me u punu sepse ky kishte qenë vendi për xhami me u bë, ndërsa tash ka fillu me u ndërtu kishë”, tha Gjota.

Duket se mosmarrëveshjet mes komunitetit mysliman dhe atij katolik këtë herë kanë marrë fund, ndonëse nuk ka diçka zyrtare nga asnjëri komunitet. Punimet do të vazhdojnë edhe ditëve të ardhshme përderisa nuk ndodhë ndonjë problem eventual.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat