Nesër kujdes, mos dilni pa ndonjë nevojë të madhe!

Lajme

Nesër kujdes, mos dilni pa ndonjë nevojë të madhe!

Më: 8 korrik 2015 Në ora: 00:04

Dita e mërkurë pritet të jetë më e nxehta gjatë kësaj vale të të nxehtit që përfshiu vendin tonë.
Maksimalet pritet të rriten deri në 34C-36C, e minimalet deri në 17C, nesër, e të enjten në mëngjes deri në 19C. Era do të fryjë nga jugperëndimi 1-3m/s.

Nesër mbrëma rreth viseve malore në jug dhe perëndim të vendit ka mundësi për riga lokale shiu dhe ndonjë bubullimë, shkruan PrishtinaWeather.

Nga dita e enjte temperaturat pritet të zbresin në 30C, të enjten, dhe 27C të premten.
Të enjten do të mbajë mot pjesërisht i vranët, e gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes vende-vende pritet të ketë riga lokale shiu dhe bubullima. Era do të fryjë nga verilindja 3-9m/s.

Të premten do të mbajë mot pjesërisht i vranët. Minimalet të premten pritet të zbresin në 16C.
Për vikend më pas pritet të mbajë mot kryesisht me diell, e temperaturat maksimale do të jenë në rritje deri në 28C-31C. Minimalet do të pësojnë zbritje deri në 13C. Era do të fryjë nga verilindja 1-5m/s.
Shtypja atmosferike nga dita e enjte sërish do të rritet mbi vlera normale, e më pas pritet të zbres rreth vlerave normale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat