Daçiq akuzon britanikët: Ditë ters për Serbinë

Lajme

Daçiq akuzon britanikët: Ditë ters për Serbinë

Më: 7 korrik 2015 Në ora: 13:45

Ministri serb për Punë të Jashtme, Ivica Daçiq, ka thënë se sot për Serbinë është një ditë e rëndësishme, por jo edhe me fat

Kjo deklaratë e Ministrit serb për Punë të Jashtme, Ivica Daçiq, lidhet me seancën e Këshillit të Sigurimit që po mbahet sot mbi kalimin e rezolutës britanike mbi Masakrën e Srebrenicës, i cili shpreson se çdonjëri të jetë i vetëdijshëm për pasojat që kalimi i Rezolutës për Srebrenicën në Këshillin e Sigurimit mund të shkaktojë.
Daçiq beson se një mashtrim sistematik është duke iu bërë Serbisë.
“Nëse dikush dëshiron të krijojë pandehje të ligjshme për anulimin e vendimeve të Republikës Serbe, bazuar mbi një supozim lidhur me një gjenocid, të cilin OKB-ja dëshiron ta verifikojë tash, më duhet të them se Serbia si garantuese e Marrëveshjes së Dejtonit do ta mbështesë këtë marrëveshje, si pjesë e Bosnjës përmes etniteti serb aty”, ka thënë Daçiq për RTS.
Ndërkaq, ministri i jashtëm ka akuzuar Britanin e Madhe për rol negativ në këtë çështje.
“Çështja nuk është nëse dikush i kundërshton krimet në Srebrenicë ose jo. Kjo nuk është e diskutueshme. Parlamenti Serb pati kaluar një rezolutë mbi këtë problemtatikë vite më parë, duke e bërë Serbinë vendin e vetëm në regjion që dënon krimet e kryera kundrejt kriminelëve”, ka thënë Daçiq, duke shtuar se çfarë është e diskutueshme, është mënyra se si e gjithe kjo ka filluar.
Daçiq ka konfirmuar poashtu, se Serbia nuk është ftuar në seancën e Këshillit të Sigurimit të martën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat