Të premtoj se rruga e jote nuk do të ndalet deri në çlirim dhe bashkim kombëtar!

Lajme

Të premtoj se rruga e jote nuk do të ndalet deri në çlirim dhe bashkim kombëtar!

Më: 6 korrik 2015 Në ora: 07:15

Letër e Fikret Kastriotit, drejtuar babait të vet dëshmor Samid Kastrioti i cili ra në betejën e Kumanovës

Babi im i dashur,

Të shkruaj për krenarinë që më dhe ti, të them të drejtën më duket diçka e parealizueshme sepse krenaria ime për ty ka arritur deri ne atë pikë sa që nuk përshkruhet dot. Por, gjithashtu edhe sikur më duket se krenaria dhe dhembja janë të barabarta në shpirtin tim.

E di që dëshira e jote është që krenaria ta mundë dhembjen që kemi për ty dhe kjo është ajo me të cilën po luftoj këtë kohë, dua qe edhe ti të ndjehesh krenar për ne nga lart kur na shikon.

Babi, çdo ditë e më shumë më bënë të vuaj, e më tepër më bën të vuaj nga mos interesimi i shtetit tonë për ju; mos interesimi i tij për këtë gjë madhështore që bëre ti së bashku me shokët e tu. Ju jeni ata të cilët luftuat, jeni ata te cilët vendosët themelet e Shqipërisë së Bashkuar, rrugë e cila do të vazhdohet nga të gjithë të tjerët me zemër si të tuajën babi i im dashur.

Ju jeni krenaria e gjithë këtij populli të përvuajtur me shekuj, e të shkelur me shekuj nga pushtues e tradhëtarë, por çka po më vret më së shumti është se ju u tradhëtuat nga ata qe flasin të njëjtën gjuhë si ne babi, flasin gjuhën e ëmbël shqipe. Ne jemi një popull i lashtë dhe i pasur shpirtërisht me një kulturë e traditë që shumë popuj të tjerë na e kanë lakmi për këtë virtyt

Eh babi, një ditë Shqipëria e Bashkuar do të bëhet, ajo do bëhet pa ty. Por, e di që ti ishe themeli i saj së bashku me shokët e tu.

Babi, shpresoj që Zoti të ma mundësojë të shoh këtë Nënë Shqipëri të Bashkuar , ashtu siç me të vertëtë i ka hije. Mos më daltë shpirti të paktën pa shkrepur dhe une një plumb së bashku me të tjerët për këtë tokë të bekuar e të shenjtë!

Babi, une biri yt, të premtoj që amaneti yt dhe i shumë bashkëluftëtarëve tuaj do të shkojë deri në fund, andaj ne jemi ata te cilët vetëm drejtësi kërkojmë dhe asgjë më shumë, dhe një ditë drejtësia do vihet në vend, e sllavët dhe popujt e tjerë pushtues do t’i lirojnë vendet të cilat i kishin marrë me ndihmën e tradhëtarëve të mallkuar. Por, e di se çfarë më gëzon? Kam shpsesë se do të vijë një ditë, nëse jo sot, ndoshta nesër ose pasnesër ku armiku do marrë shpërblimin dhe dënimin e merituar dhe në trojet tona do të jemi të lirë e të frymojmë shqip kudo që të jemi.

Babi i dashur, unë biri yt të premtoj që do të bëjë të ndjehesh krenar me mua dhe të tjerët që do të vazhdojmë rrugën tënde deri në çlirim dhe bashkim kombëtar!

Rroftë Shqipëria Etnike!

Vdekje tradhëtarëve!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat