Vuçiq flet për tensione në Luginën e Preshevës

Lajme

Vuçiq flet për tensione në Luginën e Preshevës

Më: 2 korrik 2015 Në ora: 20:11

Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar që brenda 15 ditëve të ardhshme, së bashku me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian, do të vizitojë Bujanocin dhe Preshevën për të parë se, siç ka thënë, çfarë duhet të ndërmerret për uljen e “tensioneve” në këtë pjesë.
Por, në një prononcim për mediat serbe, ai nuk ka sqaruar se për çfarë tensione konkretisht e ka pasur fjalën ai.
“Së bashku me përfaqësuesit e BE-së do të vizitojë Bujanocin dhe Preshevën, për të parë se si mund të ulim tensionet mes popullit shqiptar dhe serb” ka thënë ai, transmeton lajmi.
Ndërsa, ka thënë se dëshiron që shqiptarët dhe serbët të jetojnë së bashku, me njëri-tjetrin dhe duke u ndihmuar mes vete.
“Edhe shqiptarët edhe serbët të jenë të lumtur, të mos frikësohen nga njëri tjetri dhe të jetojnë sipas dëshirës njëri afër tjetrit apo njëri me tjetrin, por kanë edhe të drejtën e plotë që të jetojnë jetë më të mirë se që kanë jetuar” ka thënë Vuçiq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat