Fillon historia e re gjermano - shqiptare

Lajme

Fillon historia e re gjermano - shqiptare

Nga: Nehat SHAQIRI Më: 1 korrik 2015 Në ora: 17:49

Vizita e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Isa Mustafa të zhvilluar ditën e martë në Gjermani po vlerësohet shumë e rëndësishme. Mikpritja e “zonjës së hekurt”, Kancelarës Angela Merkel po vlerësohet si mjaft e suksesshme, me një organizim të nivelit më të lartë protokollar, dhe në këtë duket qartë se i ka bërë një mbështetje mjaftë dinjitoze Kosovës, ku ridëshmoi edhe njëherë se Gjermani është mike e Kosovës.

Për marrëdhënie shumë më të ngushta

Analistët vlerësojnë se Qeveria e Kosovës duhet ta intensifikojë edhe më tej bashkëpunimin me Gjermaninë, dhe përpos marrëdhënieve kontraktuale të dizajnuara nga procesi i integrimit të vendit në BE, Kosova ka nevojë dhe interes për marrëdhënie shumë më të ngushta brenda kornizës bilaterale me Gjermaninë, pasi mund të përfitojë jashtëzakonisht shumë nga përvoja e ribashkimit kombëtar të Gjermanisë.
“Mustafa realizoj një takim të frytshëm për shtetin, megjithatë kërkohet edhe shumë punë për të bërë, ky takim nuk ishte kurtuazi, por ishte takim për të bërë ndryshime në shtetin e Kosovës disa çështje që dominuan ishin: liberalizimi i vizave, çështja e emigrantëve të Kosovës, Gjykata Speciale, MSA, Kosova duhet të tregoj rezultate konkrete në luftimin e korrupsionit pra duhet të ketë ndjekje penale për të gjithë ata persona që janë pasuruar në emër të shtetit ose kanë keqpërdor shtetin për veprime pasurimi pa bazë, ose kanë keqpërdor detyrën zyrtare duke dërguar në shërbim diplomatik njerëz familjar, përkthyes si dhe partiak”, thotë Blerim Burjani për gazetën “Bota sot”.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat